E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali uron presidenten e re: Palët politike treguan se Kosova ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave

Elisa Spiropali ka shprehur urimet për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se mbrëmë Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se Kosova  ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave në vazhdim. Në mesazhin e saj Spiropali nënvizon se urtësia dhe dashuria e Justina Shiroka-Pulës për Kosovën do udhëheqin për t’i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit.

Postimi i Elisa Spiropalit

Urime Kosovë

Kosova kishte nevojë për institucione që marrin përgjegjësi, ofrojnë drejtim dhe u shërbejnë me përkushtim qytetarëve.

Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave në vazhdim.

E uroj me zemër znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. Jam e bindur se urtësia, dija dhe dashuria e saj për Kosovën do udhëheqin për t’i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit.

Për institucionet tona mbetet gjithashtu përgjegjësi e rëndësishme mbështetja e drejtësisë dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes seriozitetit juridik, bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të qëndrueshëm diplomatik.

Urime, Presidente! Uroj që kjo zgjedhje të shënojë fillimin e një periudhe të re bashkëpunimi, përgjegjësie dhe besimi për Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›