E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali Amerikan, cilësia e kostoja rrisin numrin e pacientëve të huaj

Nëse shqiptarëve u duhej të shkonin në spitalet e huaja për të bërë një rezonancë magnetike, sot të huajt vijnë ne Shqipëri për këtë shërbim. Spitali Amerikan fal investimeve të bëra ka prituar pacientët nga Anglia për të bërë një cek up.
 

Mjeket thonë se pacienteve u është dashur të paguajnë më pak se në vendin e tyre, të mos presin në radhë dhe në anën tjetër te jene optimistë për të gjitha ndërhyrjet apo kontrollet e bëra në Spitalin Amerikan, duke e krahasuar atë me modelin e spitaleve të vende të zhvilluara per gamën dhe cilësinë e ofruar.
 

Kjo ështe Ruthtela, njëra nga pacientet angleze. Ajo tregon përse ka zgjedhur Spitalin Amerikan për të bere nje kontroll shendetesor.
 

"Zgjodha Spitalin Amerikan për vetë besimin dhe cilësinë që ka dhe sepse në Angli duhet të prisja shumë për të kyer këto ekzaminime dhe nëse duhet të tregohem e sinqertë këtu kam paguar 1 të 5-tën e asaj që duhet të paguaja në Angli. Unë jam e kënaqur me këtë shërbim në Spitalin Amerikan sepse jam kuptuar mirë me mjekët me anglishten dhe në anën tjetër cdo shërbim eshte cilësor" tha ajo.

Me të drejtë në këtë spital ka marre udhë turizmi shëndetësor, ku të huajt mund të kryejne në një cilësi dhe përkujdesje mjekësore të lartë cdo kontroll shëndetësor, duke filluar nga analizat e gjakut e deri në rezonacat magnetike për të gjithë trupin.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›