E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spitali Francez në QSUT, Rama: Teknikë moderne për ndërhyrjet e kataraktit

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Në Shërbimin e Okulistikës në Spitalin Francez pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, ndërhyrjet e kataraktit realizohen me sukses përmes teknikës moderne të Phacoemulsifikimit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se kjo është një shembull i shkëlqyer i kujdesit të avancuar që ofrohet për shëndetin e syve dhe për një jetë më të mirë për çdo pacient.

Rama tha se kjo metodë, që konsiston në përdorimin e ultratingujve për thithjen e kristalinit dhe më pas implantimin e lentes intraokulare, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për pacientët.

“Teknika që përdoret gjatë operacionit të kataraktit është Phacoemulsifikimi, që bën të mundur përdorimin e ultratingujve për thithjen e kristalinës dhe implantimin e lentes. Është një teknikë që shkurton kohën operatore, lehtëson rikuperimin e pacientëve dhe rrit cilësinë e shikimit dhe cilësinp e jetës njëkohësisht”, u shpreh mjekja okulistike.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›