E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiunazh tregtar edhe në Shqipëri! Gazetarja Tili tregon si vidhen shpikjet: Mbajini sekret!

Gazetarja Mirilda Tili ju ka bërë thirrje të gjithë shpikësve shqiptarë që të treegojnë kujdes dhe mos flasin për krijimet e tyre.

E ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Tili tha se bota e njeh spiunazhin tregtar si një nga fenomenet e zakonshme në luftën tregtare, dhe se spiunazhi tregtar është një industri në vete.

Sipas saj ata dëgjojnë një ide, e regjistrojnë dhe më pas janë ata pronarët.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e shikon të ardhmen e kësaj fushe në Shqipëri?

Tili: Bazuar te shifrat e siguruara deri më tani, apo edhe nga vullneti i sipërmarrjes për të kuptuar qartë rëndësinë e punës së tyre, unë mendoj që gara ndërkombëtare i nxit dhe u jep atë shijen e mirë sipërmarrjes që të mbroj idenë. Unë do kisha një këshillë që duket shumë njerëzore dhe normale. Idetë mos i shprehni menjëherë. Kurseni, mos i bëni publike. Regjistroni për t’i mbrojtur ligjerisht. Pasi të nisin procesin e regjistrimit, që të kenë mbrojtjen ligjore le ta ndajnë me marketingun. Është konflikti tregtar që ndodh. Dikush është i suksesshëm në treg, vjen punonjësi i vet, regjistron markën dhe e nxjerr nga tregu personin që ka ngritur biznesin.  Bota e njeh spiunazhin tregtar si një nga fenomenet e zakonshme në luftën tregtare. Edhe spiunazhi tregtar është një industri në vete. Dëgjojnë një ide, e regjistrojnë dhe më pas janë ata pronarët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›