Spiunt, mediat USA publikuan fotot e Chapman

Gazetat amerikane kanë botuar fotot e një prej spiuneve ruse në Shtetet e Bashkuara.
Bëhet fjalë për 28 vjecaren Anna Chapman, e cila bënte një jetë pasionante duke vepruar në kërkim të informacioneve për shërbimet sekrete ruse.
“Nga Rusia me Dashuri” është titulli i “New York Post”, që ka shoqëruar foton seksi të spiunes me titullin e një prej filmave të agjentit 007.
Chapman ka jetuar për një kohë të gjatë edhe në Londër, ku pasi është martuar me një vendas ka fituar edhe nënshtetësinë britanike.