E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sponsori, FC Bayern dhe Allianz kontratë prej 130 milionë eurosh

Kompania e sigurimeve “Allianz” dhe FC Bayern München janë gati që të firmosin një akord të ri. Sipas mediave gjermane dy kolosët gjermanë do të takohet në ditët në vazhdim për të finalizuar një akord të ri, i cili pritet që të zgjasë deri në 2023.

Kontrata 10-vjeçare me “Allianz”, e cila do të bëjë të mundur që emri i stadiumit të mos ndryshojë, parashikohet që të jetë mjaft e mirë për Bayern-in. Sipas akordit aktual Allianz i paguan FC Bayern München-it çdo sezon 8 milionë euro për të mbajtur emrin e stadiumit. Në bazë akordit të ri kjo shifër do të shkojë në 13 milinë euro në vit dhe në total, deri në 2033, FC Bayern München nga bashkëpunimi më Allianz do të përfitojë plot 130 milionë euro.

Sa i përket bashkëpunimit me “Qatar Airways” mësohet se mes palëve ende nuk ka asnjë kontakt për zgjatjen e kontratës. Për momentin “Qatar Airways” duket se nuk ka pritur mirë deklaratat nga disa përfaqësues të klubit dhe tifozëve në drejtim të shtetit të vogël të Gjirit Persik. Gjithsesi Bayern nuk është kundër rinovimit të kontratës madje burime pranë klubit kanë bërë me dije se një pjesë të shifrës i janë premtuar vendit në fjalë me qëllim që të përmirësojë kushtet e punëtorëve atje. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›