E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporti | 30.07.2010

Verena Sailer është kampionia e re e Evropës në 100 metërsh. Në Kampionatin Evropian të Atletikës së lehtë në Barcelonë, ajo triumfoi me kohën 11,10 sekonda ndaj dy francezeve Veronique Mang dhe Myriam Soumare. Sailer u shpreh tejet e emocionuar pas fitores së saj sensacionale: "Është fantastike, fantastike, nuk mund ta besoj. Ne ia dolëm mbanë, traineri im, fizioterapeutja ime dhe unë, ne ia dolëm mbanë."Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kampionia Verena Sailer

Në hedhjen e shtizës për femra u shënua madje një fitore e dyfishtë gjermane. Linda Stahl nga Leverkuseni me rekord të ri personal trimfoi ndaj gjermanes tjetër Christine Obergföll nga Offenburgu dhe kampiones çeke të lojërave olimpike Barbara Spotakova.

Autor: sid/dpa/Eliana Xhani

Redaktoi: Auron Dodi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›