E Diel, 1 Nëntor 2026

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Artan Pogoni

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Është ndarë sot nga jeta në moshën 54-vjeçare, Artan Pogoni, pas një arresti kardiak gjatë pushimeve në qytetin e Vlorës.

Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni ka qenë një nga emrat më të njohur të volejbollit në vend dhe është shpallur kampion si lojtar dhe trajner.

Me një formim të gjerë akademik, Doktor Shkencash dhe me katër diploma universitare, Artan Pogoni ia kushtoi jetën zhvillimit të shkencave të sportit, veçanërisht në fushat e rekreacionit sportiv, metodologjisë së stërvitjes dhe edukimit fizik.

Ai mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”, si dhe ishte anëtar i Senatit Akademik të këtij institucioni.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›