E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sprovë e pafund për Iscon

Pasi hoqi dorë nga Kampionati Evropian dhe mungesës së ndeshjeve të para të sezonit të ri, Isco do të qëndrojë larg fushës edhe për disa javë. Mesfushori i Betis Sevillas, i cili pothuajse ishte rikuperuar dhe ishte gati të rikthehej në lojë pas pushimit, iu përsërit dëmtimi dhe do t’i nënshtrohet një operacioni.

Kohët e rikuperimit nuk dihen ende, siç thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp nga andaluzianët.

Isco pësoi një frakturë pas një përplasjeje me Saul Coco në ndeshjen kundër Las Palmas në ditën e parafundit të sezonit të kaluar. Një dëmtim që fillimisht nuk dukej serioz por që i kushtoi Kampionatin Evuropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›