E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’kemi pretendime territoriale

Një ditë pas publikimit të memos se Departamentit Amerikan të Shtetit me kritika të ashpra ndaj liderishpit politik shqiptar lidhur me tonet e nacionalizmit, Kryeministri Sali Berisha, duke folur në një seancë plenare të Kuvendit për 5-vjetorin e pavaresisë së Kosovës, deklaroi se askush nuk mund ta ndalojë të jemi nacionalistë.

Berisha tha se nacionalizmi ynë nuk është luftënxitës e shfarosës, siç është nacionalizmi i fqinjëve tanë dhe se ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj asnje vendi, transmeton TCH.

"Nacionalizmi shqiptar është forca udhëheqëse e çdo qytetari të këtij vendi, e çdo politikani të këtij vendi për të realizuar qëllimet më fisnike të kombit tonë, për të realizuar projektin e madh të integrimit europian, për të realizuar bashkimin e shqiptarëve me njëri-tjetrin, për të realizuar aspiratat e shumë gjeneratave, të cilët sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Ky nacionalizëm nuk ka pretendime territoriale, nuk bazohet në doktrinat shfarosëse siç bazohen nacionalizmat që na rrethojnë, ky nacionalizëm bazohet në vlerat më qytetare", tha Berisha./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›