E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes SPAK-ut e Policisë, Proda takon Dumanin

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka zhvilluar një takim me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Siç njofton Policia e Shtetit, Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.

Policia e Shtetit bëri të ditur se është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›