Stadiumi "Yankee", fundi i një epoke legjendare të bejsbollit amerikan

Ndeshja e fundit e bejzbollit e zhvilluar në stadiumin legjendar të Nju Jorkut "Yankee", shënoi fundin e një epoke. Në këtë stadium janë zhvilluar ndeshjet e ekipit Jenki të Nju Jorkut për rreth 85 vjet shumë prej të cilave bënë historinë e bejsbollit amerikan.
Bejb Ruth
Ky stadium quhet ndryshe edhe "Shtëpia e
ndërtuar prej Ruthit" dhe e ka marrë emrin nga bejsbollisti me famë Bejb Ruth.
85 vjet më parë lojtari Ruth zhvilloi këtu ndeshjen e tij të parë.
Stadiumi u ndërtua në fillim të viteve 1920 në lagjen e Bronxit në Nju Jork. Toni Morante është drejtor i sektorit të vizitorëve në stadiumin Jenki:
"Kjo quhej ndryshe Koha e Mrekullive pa
Kuptim. Vendi sapo kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore. Papritur njerëzit mbushnin
plot shkallët e stadiumit për të parë lojën e Bejb Ruthit”,- thotë ai.
Në këtë stadium është mbajtur edhe fjalimi historik i mbylljes së karrierës sportive të lojtarit me famë Lu Gehrig.
"Sot unë ndjehem njeriu më me fat në botë,” - tha ai.
Gehrig humbi jetën vite më vonë, nga një semundje që tanimë mban emrin e tij.
Shumë nga lojtarët më të mëdhenj të sportit të bejzbollit e shihnin stadiumin Jenki si shtëpinë e tyre.
Lojtarët e ekipit të bejzbollit të Nju Jorkut i dhanë ekpit të tyre Jenki 26 trofe botërorë dhe çmendën mijëra sportdashës të Nju Jorkut.
Siç thotë njëri prej tyre:
"Babai më merrte me vete në stadium që kur isha 10 vjeç. Ky ishte një moment i veçantë për mua me babanë tim. I mbaj mend të gjitha lojrat dhe ndeshja e fundit në këtë stadium ka vlerë akoma më të madhe.”
Gati 55 mijë tifozë mbushën shkallët e stadiumit Jenki të dielën për të bërë tifo për herë të fundit për ekipin e tyre. Gjatë aktiviteteve para fillimit të lojës, legjendat e ekipit Jenki të të gjitha kohërave ishin mes të pranishmëve.
Vajza e sportistit Bejb Ruth hodhi topin e parë në hapje të ndeshjes.
Ekipi Jenki fitoi ndeshjen e tij të fundit në këtë stadium me rezultatin 7-3 kundër ekipit Orioles të Baltimorës.
Lojtarët e ekipit vrapuan rreth e përqark stadiumit për herë të fundit duke u përshëndetur me tifozët e duke festuar fitoren.
Lojtari Derek Xhetër foli me sportdashësit pas ndeshjes:
"Këtu ka shumë traditë, shumë histori e shumë kujtime. E bukura e kujtimeve është se ato mund t'i kalosh nga brezi në brez”.Sezonin e ardhshëm ekipi Jenki do të transfeorhet në një stadium model të sapo ndërtuar. Por, lojtarët dhe tifozët zor se do të harrojnë magjinë e stadiumit legjendar Jenki.//lk