E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafi i Obama, vazhdon dilema Hillary

Formimi i kabinetit te presidentit te ri te SHBA, Barack Obama po shkon sipas paralajmerimeve.

Sipas informacioneve te fundit, shefi i ri i Shtepise se Bardhe ka ne plan te emeroje Tom Deshel sekretar te Shendetesise, Erik Holder kryeprokuror dhe Xhanet Napolitano sekretare te Brendshme.

Nderkohe, mister mbeten sekretari i Mbrojtjes, ai i Thesarit dhe i Shtetit.

Per kete te fundit perflitet emri i Hillary Clinton dhe pyetja qe shtrojne mediat amerikane eshte, a do ta pengoje biznesi i Bill Clinton emerimin e bashkeshortes se tij?

Reagime te menjehershme kane ardhur nga stafi i Obama, perfaqesuesit e te cilit deklaruan se presidenti i ri nuk ka ndryshuar plane per ta vene kandidaturen e Clinton ne plan te pare.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›