E Diel, 1 Nëntor 2026

Stamboll, Shqipëria forcon angazhimin për menaxhimin e emergjencave shëndetësore

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Shqipëria ka rikonfirmuar angazhimin e saj për forcimin e kapaciteteve në menaxhimin e emergjencave shëndetësore dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për mbrojtjen e shëndetit publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se në kuadër të Konferencës Ministeriale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me temë “Advancing Health Security through Earthquake Emergency Management”, u nënshkrua “Deklarata e Stambollit”.

Sipas MSHMS kjo deklaratë synon koordinimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›