E Diel, 1 Nëntor 2026

Stamboll, pritet të nisë raundi i ri i negociatave me Iranin

Përfaqësues të Iranit dhe fuqive botërore pritet të fillojnë sot një raund të ri bisedimesh në Stamboll.

Delegacioni iranian drejtohet nga kryenegociatorë bërthamor Said Xhalili, ndërsa gjashtë fuqitë botërore, SHBA, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, drejtohen nga kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton.

Nënsekretari amerikan i shtetit, Uiliam Burns, i cili udhëheq delegacionin amerikan, tha se Uashingtoni shpreson që negociatat të çojnë në "proces kuptimplotë dhe praktik".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›