E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stano Duam rezultate konkrete

Bashkimi Europian kërkon që politika shqiptare te heqe dore nga retorika, por t'i kthehet punes per permbushjen e kritereve integruese.

Ne nje interviste per Top Channel, zedhenese i komisionerit Fyle, Peter Stano, thekson se me gjithe perparimet qe u bene pas marreveshjes politike te vjeshtes, kerkohen rezultate konkrete ne permbushen e kritereve. (Intervisten e plote, realizuar nga gazetarja e Top Channel ne Bruksel, Arta Tozaj, mund ta lexoni ne oren 19:30)

Top Channel: Deri tani është thënë që Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret për të marrë statusin kandidat dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Kohët IntegrimiIntegrimi, Mcllwham: Çështje kombëtare Misioni i BE-së për 12 prioritetet “Keni ende kohë për statusin” e fundit qarkullon një ide për ndarjen e këtyre kushteve, për të ndihmuar vendin, të paktën për marrjen e statusit kandidat këtë vjeshtë. Në një rast të tillë, cilat do të ishin kriteret vetëm për marrjen e statusit kandidat?

Peter Stano: Çelësi ndaj kësaj pyetje qëndron tek 12 prioritetet kyçe. Dhënia e rezultateve në këto 12 prioritete kyçe do ta sjellë Shqipërinë më afër vendeve anëtare, nëse ata shohin se këto prioritete kyçe janë përmbushur, dhe nëse Komisioni propozon një vlerësim pozitiv duke rekomanduar statusin kandidat për të cilin më pas vendosin vendet anëtare, dhe nëse shohin se ka një progres të mjaftueshëm, sipas rezultateve, atëherë mund të ketë edhe rekomandim për çeljen e negociatave. Por duhet t’i marrim gjërat me radhë. Pikë së pari, fokusi duhet të jetë tek rezultatet në këto 12 prioritete, më pas duhet pritur për raportin e progresit në tetor, e pasi të vlerësojmë progresin e arritur apo nivelin se deri ku ka përmbushur Shqipëria 12 prioritetet, Komisioni do të hartojë rekomandimin, mbi të cilin do të vendosin vendet anëtare.

Por këto janë disa hapa dhe unë do të thoja që t’i marrim një nga një dhe jo t’i kapërcejmë ato, pasi çelja e negociatave përshembull është në fazën e dytë apo të tretë të këtij procesi, ndërkohë që Shqipëria ndodhet ende në fazën e parë, e cila është dhënia e rezultateve në 12 prioritete dhe puna që duhet bërë për të mundësuar marrjen e rekomandimit nga Komisioni Europian për statusin kandidat.

Ne nuk po e ndajmë dhe as copëtojmë procesin, i cili është i përcaktuar qartë, i hapur dhe transparent. Kemi 12 prioritete dhe gjëja më e rëndësishme për të përparuar në rrugën europiane është të jepen rezultate në këto prioritete. Dhe vetëm pasi të shohim se ka rezultate, se ato janë të prekshme dhe të qëndrueshme, pasi të shohim se axhenda europiane është me të vërtetë një axhendë ndër-partiake dhe me të vërtetë mbarë kombëtare, atëherë me kënaqësi do të mund të vlerësonim se, në rregull, Shqipëria dha rezultat dhe mund të rekomandojmë që të kalojë në fazën tjetër. Por nuk do të spekulloja mbi një ndarje të mundshme të kritereve pasi prioritetet janë caktuar dhe vetëm pasi të jepni rezultate ju mund të merrni atë që ju ka premtuar Bashkimi Europian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›