Starova mes kater rrugeve “te kuqe”
Pozicioni i Starovës te Partizanit është lëkundur prej kohësh. Me gjithë insistimin e Xhanit, që ka deklaruar në përfundim të kampionatit se Starova do të vazhdojë ta drejtojë Partizazin, realiteti duket se qëndron ndryshe. Përvec trajnerit, i lëkundur në qëndrimin e tij është shprehur edhe Pirro Angjeli, bashkëpresidenti i të kuqve, i cili nuk e ka vendosur akoma nëse do të qëndrojë në krye të presidencës. Starova e Angjeli janë dy pika nevralgjike të Partizanit, që e rritën ndjeshëm besimin te tifozëria, që prej më shumë se 13 vjetësh nuk e ka shijuar titullin kampion. Lidhja mes tyre është shumë qartë. Ka qenë pikërisht ish-presidenti i Shkumbinit ai që bëri të mundur rikthimin e Starovës në krye të Partizanit pas afër 10 vjetësh dhe me sa duket të dy protagonistët në fjalë do të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe për të ardhmen.