E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton legjislatura e VIII kuvendore, e drejton Dokle, Meta kryetar

Kuvendi hap zyrtarisht sot punimet e Legjislaturës së 8-të parlamentare. Punimet e Kuvendit do ti hapë deputeti i PS, Namik Dokle pasi kryeministri Berisha refuzoi duke argumentuar se nuk mund të drejtojë punimet e një Kuvendi, mazhoranca e të cilit erdhi në pushtet me mashtrime globaliste.

Më pas, do të ngrihet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit të ri. Ky Komision, pasi shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve. Dhe pas verifikimit të mandateve pritet të bëhet betimi I deputetëve.

Ashtu siç dihet bazuar në marrëveshjen PS-LSI, kryetar i Kuvendit do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Në Kuvendin e ri, aleanca e majtë ka 83 deputetë, ndërsa aleanca e djathtë 57 deputetë. Ndër 140 deputetët e kësaj legjislature, 55 ulen për herë të parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›