E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistikat dhe formacionet e derbit Dinamo-Tirana

Tiranë - Dinamo dhe Tirana do të përballen sot me njëra-tjetrën për të 128-ën herë. Bilancet e takimeve të mëparshme anojnë lehtë në favorin e Tiranës, e cila ka arritur të fitojë 52 herë përballë rivalëve të tyre të përhershëm. Dinamo ka marrë 43 fitore, dhe 32 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Edhe golavorazhi anon në anën e Tiranës, e cila ka shënuar 190 gola kundrejt 165 golave të Dinamos.

Fitoren e fundit Dinamo e ka arritur në datë 3 maj 2008 me rezultatin 2-1. Barazimi i fundit datohet në 16 shkurt 2008. Tirana fitoren e fundit e ka arritur në ndeshjen e fazës së parë të këtij sezoni, në 19 tetor 2008 me rezultatin 2-1.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake me të cilat do të paraqiten në fushë Dinamo dhe Tirana.

DINAMO: Kotorri; Nikoliç, Bodrusiç, Diop, Graniç; Poçi, Allmuça, Jusufi; Bakaj, Çeko, Plaku.
Trajner: Zllatko Daliç

TIRANA: Nallbani; Dabulla, Osamni, Lila, Abraham; Devolli, Patushi, Agolli, Muzaka; Muka, Memelli.
Trajner: Agustin Kola

GJYQTAR: Mentor Sopjani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›