E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Bregu: Rama s’voton 3 ligjet për përfitime elektorale

TIRANE - Mazhoranca qeverisëse vijon t’i faturojë fajin për mosmarrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE, liderit të opozitës, Edi Rama.

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një dalje për mediat u shpreh se kryesocialisti Rama urdhëroi deputetët e tij të mos votonin ligjet me shumicë të cilësuar, ndërsa thekson se këtë e bëri vetëm për përfitime politike.

Sipas Bregut, “Rama për përfitime elektorale është i gatshëm të bëjë gjithçka madje dhe te pengojë integrimin e vendit dhe urdhri i tij për deputetët për mosvotimin e tre ligjeve e dëshmon një fakt të tillë”.

Redaksia Online
(Gre.M/e.b/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›