E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi Sllovenia mbeshtetje Shqiperise

Shqipëria do të ketë mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Mesazhi i është dhënë në Tiranë kryeministrit Sali Berisha nga homologu slloven, Janez Jansa, i cili e ka përsëritur atë në konferencën e përbashkët për shtyp.

“Do mbështesim Shqipërinë për statusin në dhjetor”, ka deklaruar Jansa, ndërkohë që kryeministri Berisha nga ana e tij ka falenderuar homologun.

“Vlerësoj mbështetjen e Sllovenisë për statusin e kandidatit, sikurse na mbështeti për liberalizimin e vizave”, është shprehur Berisha.

Më tej, i StatusiFyle: Statusi, ka ende shanseMajko: Fieri, në thelbin e kushteve të statusit KE: Nuk ka afat për ligjet pyetur nga TCH nëse e ndjeu mungesën e Greqisë gjatë festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe nëse i mëshon ende idesë së bashkimit, kryeministri ka dhënë këtë përgjigje:

“Sa për pyetjen e parë mund të them se miqtë shkëlqejnë me mungesën e tyre. Motoja e shpallur është të bashkohemi me njëri-tjetrin në Europë, mendoj që është e drejtë”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, i pyetur nga mediat e tjera në lidhje me homazhet për Festën e Çlirimit, të cilat kreu i qeverisë i bëri të mërkurën ndërsa presidenti të enjten, ai është shprehur:

“Presidenti ka axhendën e tij, ndërsa kryeministri është edhe kryetar i një partie, rregullat e së cilës duhet t’i respektojë. Unë i përmbahem programit të partisë që drejtoj”, ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›