E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi i Kosoves, Cekia ne nje linje me vendet e BE-se

Ministri i Jashtem i Cekise, Karel Shvarcenberg, tha dje ne Prishtine se Kosova eshte pergjegjesi e Bashkimit Europian dhe se vendi i tij do te perkrahe zgjidhjen e statusit te Kosoves ne te njejten linje me vendet anetare te BE-se. "Kosova momentalisht eshte bashkesi autonome, e cila pritet qe se shpejti te behet shtet i pavarur", komentoi ministri Shvarcenberg, pas takimeve me Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, me Kryeministrin Hashim Thaci dhe me Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. Shefi i diplomacise ceke tha se Parlamenti cek do te zhvilloje nje debat para se te marre vendimin per njohjen e pavaresise se Kosoves, por shtoi se "ne politike nuk duhet te nxitohet asnjehere".
Lidhur me fjalet e Kryeministrit serb, Vojisllav Koshtuncia, i cili eshte shprehur kunder vendosjes se misionit te BE-se ne Kosove, diplomati cek tha se "kjo ceshtje varet nga Brukseli". Ne kete kuader, ai theksoi nevojen per nje perkushtim me te madh te BE-se ndaj Kosoves. "Mendoj se BE duhet te jete e perkushtuar ne Kosove sa me shume te jete mundur, me nje mandat te fuqishem, sepse Kosova, eshte ceshtja me e rendesishme tani dhe kjo duhet te jete e qarte ne Bruksel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›