E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi i Minatorit – Ligjet rrëzojnë kërkesën, palët dakordësohen për rishikim dhe rregullime të mëtejshme

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi këtë të martë projektligjin e propozuar nga deputetja Jorida Tabaku për statusin e minatorit.

Teksa i kërkoi deputetëve ta mbështesin këtë projektligj Tabaku theksoi se nisma synon të garantojë të drejtat sociale dhe ekonomike të minatorëve, duke njohur rrezikshmërinë e lartë të profesionit të tyre.

“Dhënia e një statusi special, do të plotësoj legjislacionin shqiptar dhe ne e diskutuam dhe në komisionin e mëparshëm me disa element të cilët në ligje të veçantë ndodhen si një mbështetje për statusin ato nuk janë duke nisur nga kushtet e punës, tek shëndeti, tek e drejta për pensionin suplementar”, u shpreh Tabaku.

Në përfundim nisma u rrëzua por palët u dakordësuan për të realizuar gjetje dhe rregullime të tjera në projektligj, me qëllim që ta rishikojnë sërish në të ardhmen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›