E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi kandidat Italia mbeshtet Shqiperine

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, i emëruar në këtë post pas ndryshimeve në qeveri, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Romë.

Zoti Panariti u takua me homologun italian, Giulio Terzi ku u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugës drejt integrimit europian të Shqipërisë.

Ministri Panariti shprehu vendosmërinë e Shqipërisë në realizimin e objektivave për integrimin e plotë në BE, ndërsa homologu italian tha se Italia mbështet dhe do të mbështesë Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat, në vjeshtën e këtij viti.

“Është objektivi dhe interesi ynë që Bashkimi Europian t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, pasi vendi është duke kryer përpjekje dhe reforma për ta arritur këtë objektiv brenda këtij viti”, citohet Ministri i Jashtëm italian, Giulio Terzi nga mediat vendase.
Integrimi
Berisha takon Lajcak
"Nuk ka biletë falas për në BE"
Schultz: Statusi? Eshtë heret

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›