E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefan Fule Hollanda te mbeshtese Serbine

Komisioneri i Bashkimit Europian per Zgjerimin Stefan Fyle i ka sugjeruar parlamentit hollandez te mbeshtese kerkesen e Serbise per vend kandidat ne BE. Fyle e ka bere kete sugjerim gjate nje fjalimi qe ka mbajtur ne Parlament nderkohe qe zyrtare hollandeze jane kunderpergjigjur duke thene se Hollanda eshte nje vend sovran dhe nuk mund te vihet nen presion. Sipas kryetarit te Komitetit per Europen ne parlamentin Hollandez Han ten Broeke eshte i mirepritur konsensusi qe me ne fund Serbia arriti me BE por ai besonte se levizjet qe Serbia beri para ketij konsensusi ishin te panevojshme duke iu referuar rezolutes serbe ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.

Ne fund doli qe Serbia ngriti gjithe ate problem pastaj u terhoq dhe iu dha edhe nje cmim. Edhe pse e mirepres ate levizje qendrimi yne ndaj Serbise nuk do te ndryshoje ka thene ai. Pozicioni i Hollandes ndaj perpjekjeve serbe per te marre statusin e kandidatit per ne BE do te jete shume i rendesishem kur aplikimi te dorezohet ne fund te ketij muaji ne Komisionin Europian.

Gjithsesi edhe komisioneri Fyle ne fjalen e tij ka theksuar se bashkepunimi me Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne Hage mbetet kusht per procesin e perparimit te Serbise drejt BE. Qendrimi qe do te kete kryeprokurori i Hages ne kete ceshtje do te influencoje edhe qendrimin e Hollandes. Kreu i Gjykates Brammertz ka deklaruar se presioni mbi Serbine mbetet i rendesishem ne perpjekjet per arrestimin e dy te akuzuarve nga Tribunali Ratko Mladi and Goran Hadi.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›