E Shtunë, 31 Tetor 2026

Steinbach: Mbeshtesim kthimin e te zhvendosurve

Ambasadori gjerman Hans-Dieter Steinbach, i ka dhene mbeshtetje rindertimit dhe perpjekjeve per kthimin e te zhvendosurve ne pronat e tyre ne te gjithe Kosoven.

Duke iu referuar procesit te rindertimit ne veri, ku ka pasur protesta te dhunshme te serbeve, ai ka thene se dhuna eshte e papranueshme. Ambasadori zhvilloi sot nje takim me kryetarin e komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi.

Ai vleresoi me rendesi depolitizimin e ceshtjes se te zhvendosurve. Sipas tij, rindertimi eshte nje projekt humanitar dhe ai nuk duhet te politizohet prej askujt.

Ndersa per procesin e rindertimit ne Kroin e Vitakut, Rexhepi denoi dhunen e ushtruar nga ekstremistet serbe ndaj strukturave te rendit dhe punetoreve qe jane te angazhuar ne ate projekt.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›