E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stela Gugallja në Austri/ SPAK: Kemi dërguar dokumentet për ekstradimin e saj

Prokuroria e Posaçme kërkon ekstradimin e Stela Gugalljas nga Austria. Gugallja bashkë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është marrë e pandehur për aferën e inceneratorëve, si personat që zotërojnë dy kompanitë koncesionare “AlbTech Energy” dhe “Integrated Technology SHPK”.

Në një përgjigje për vizion plus, SPAK sqaron se gjykata në Austri po ndërmerr hapat e nevojshem për kryerjen e procedurave të ekstradimit.

 

SPAK

“Prokuroria e posaçme është njoftuar se ne gjykaten e Vienes, ne Austri, është duke u kryer proçedura e ekstradimit te shtetases Stela Gugallja, nga Austria ne Shqiperi, ne zbatim te urdherit te kerkimit nderkombetar per kete shtetase. Per kete qellim, prokuroria e posaçme ka percjelle nepermjet Ministrise se Drejtesise te gjithe dokumentacionin e nevojshem per proçeduren e ekstradimit.”

Por SPAK shton se ende nuk ka një njoftim nga pala austriake për ecurinë e mëtejshme të kësaj procedure, që do të vendoste një nga personat kyç siç është Gugallja përballë prokurorëve specialë.

Ndërsa, avokati mbrojtës i saj, Klodian Skënderaj mohoi arrestimin e Gugalljas në Vjenë. Ai pranoi se dokumentacioni përkatës i është dërguar autoriteteve të këtij shteti dhe është nën shqyrtim nga gjykata.

Ndërkohë, për procedimin penal të djegësit të Elbasanit, SPAK pranoi për Vizion Plus se është duke u hetuar roli i ish-ministrit të ekonomisë Arben Ahmetaj.

Për skemën fiktive të djegësve të Elbasanit dhe Fierit janë mbyllur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, e kjo e fundit i ka kërkuar gjykatës kalimin e dy dosjve për gjyq. Mbetet për tu parë nëse Gjykata e Posaçme do ta kthejë çështjen për plotësim të hetimeve apo do ta çojë në gjyq.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›