E Diel, 1 Nëntor 2026

Stërvitja “Redoni Blu-2026” në Gjiri i Vlorës, testohen kapacitetet për emergjencat dhe ndotjet detare

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot (22 maj) se gjatë stërvitjes “Redoni Blu-2026”, e zhvilluar në Gjiri i Vlorës, u testuan kapacitetet operacionale për reagimin ndaj ndotjeve detare dhe emergjencave në det.

Në stërvitje morën pjesë Forca Detare, Policia Kufitare si dhe institucione të tjera partnere. Aktiviteti kishte si qëllim rritjen e gatishmërisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbrojtjen e hapësirës detare shqiptare.

Sipas autoriteteve, stërvitja shërben si një test praktik i koordinimit dhe reagimit të shpejtë në situata emergjente në det, duke përfshirë edhe incidente të mundshme mjedisore.

“Stërvitja “Redoni Blu-2026”, në Gjirin e Vlorës, me pjesëmarrjen e Forcës Detare, Policisë Kufitare dhe institucioneve partnere. U testuan kapacitetet për reagimin ndaj ndotjeve detare dhe emergjencave në det. Një aktivitet që forcon bashkëpunimin dhe gatishmërinë operacionale në mbrojtje të hapësirës sonë detare”, shkruhet në postimin e ministrisë në rrjetet sociale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›