Stërvitja shumëkombëshe “Golden Fleece 2023”, Peleshi: Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut, nivel të lartë përgatitjeje

Trupat shqiptare të Forcave të Armatosura të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, po marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Golden Fleece 2023” në Selanik.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se, trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, po tregojnë nivel të lartë përgatitjeje në stërvitjen shumëkombëshe “Golden Fleece 2023” në Selanik.
Peleshi u shpreh krenar për trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, të cilët po tregojnë nivel të lartë përgatitjeje në stërvitjen shumëkombëshe Golden Fleece 2023 në Selanik, përkrah kolegëve nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.
Sipas tij, stërvitja ka për qëllim ndërveprim mes aleatëve në operacionet e përbashkëta në mbështetje të paqes.
/rtsh.al/