E Martë, 3 Nëntor 2026

Stina e nxehtë – Pasuritë pyjore dhe ruajtja e tyre në fokus të bashkisë Gramsh

Në fokus të Drejtorisë së Shërbimit pyjor në Gramsh në këtë periudhë është marrja e masave për parandalimet e zjarreve të qëllimshme ose të paqëllimshme për shkak të temperaturave të larta. Takime të shumta janë zhvilluar në të gjithë njësitë administrative Gramshit ku janë dhënë këshillat dhe mesazhet e nevojshme për të evituar shkaktimin e vatrave të zjarrit.

Monitorimi i situatë, sidomos në këta muaj të nxehtë do t’i paraprijë parandalimit të zjarreve.

Ada Guzi, drejtoresha e Pyjores shërbimeve veterinare Gramsh theksoi se “monitorimi i situatë, sidomos në këta muaj të nxehtë do t’i paraprijë parandalimit të zjarreve”.

Të gjithë banorët duhet të kontribuojnë në parandalimin e vatrave të zjarrit duke bërë kujdes me ndezjen e zgarave në natyrë e nëse vërejnë një vatër sado të vogël duhet të lajmërojnë menjëherë zjarrfikësen.

Pyjet në zonën e Gramshit si pasuri kombëtare janë padyshim një atraksion turistik që lidhet me bukuritë  e pafundme natyrore si dhe zhvillimin e sektorit te turizmit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›