E Diel, 1 Nëntor 2026

Stoli i Portugalise Mourinjo E ka Reali ne dore

Ne konferencen e shtypit para ndeshjes mes Real Sociedadid dhe Realit te Madridit ishin te pranishem dhjetera gazetare portugeze dhe pjesa me e madhe e konferences kishte ne qender kerkesen qe federata e futbollit i ka bere Mourinjos per te marre drejtimin e kombetares vetem per dy ndeshjet delikate ndaj Danimarkes me 8 tetor dhe ndaj Islandes kater dite me pas.

Vete I vecanti qendron ne mbrojtje duke kaluar topin ne fushen e Realit. Klubi spanjoll do te thote fjalen e fundit. Sa per tu sqaruar Nese behet behet vetem per dy ndeshje. Asnje me teper. Dhe plotesisht falas asnje euro. Fale Zotit nuk kam probleme ekonomike.

Federata me telefonoi dhe une lajmerova klubin pastaj u takova me presidentin e federates Madail - pohoi Mourinjo -. Nuk mund te them jo por nuk mund te them as po. Smund te them jo sepse jam portugez per krenari kombetare sepse eshte nje moment i veshtire dhe do te kisha mundesine te beja dicka per vendin tim. Nese nuk do te pranoja do ta kisha te veshtire te ecja rruges. Dua qe Portugalia te fitoje megjithese nuk eshte e thene qe me mua nje gje e tille eshte e sigurt. Mund te vij te ndihmoj jo te bej mrekulli. Por nuk mund te them as po sepse jam trajner i Realit dhe e kam mendjen ketu. Kam nje marreveshje kater vjecare pastaj eshte e sigurt qe brenda 20 viteve te ardhme do te drejtoj kombetaren me kohe te plote me tere kohen time ne dispozicion te tyre. Nese do te isha i lire do te shkoja menjehere. Por nuk jam dhe Reali ka te gjithe te drejten per te thene jo theksoi 47-vjecari.

2010-09-17 1515

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›