E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stoltenberg: Konflikti në Ukrainë drejt përkeqësimit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se pret që të vijnë ditë më të këqija në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan ATSH.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit të jashtëzakonshëm të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg paralajmëroi se “më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrim do të vijnë” për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Ai përsëriti thirrjet e NATO-s për Rusinë që të “ndalojë menjëherë këtë luftë, të tërheqë pa kushte të gjitha forcat nga Ukraina dhe të angazhohet në diplomaci të vërtetë dhe të sinqertë”.

Stoltenberg theksoi se marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë “kanë ndryshuar rrënjësisht që kur vendi filloi agresionin më të keq ushtarak në Evropë pas disa dekadave”. Sipas tij, kjo lëvizje e Rusisë “synon të vendosë një normë të re në rendin botëror”.

Më 24 shkurt Rusia nisi luftën për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën, duke e cilësuar këtë inkursion masiv ushtarak rus një “operacion special ushtarak”.

Vendimi erdhi disa ditë pasi ai njohu rajonet Luhansk dhe Donetsk, dy enklava të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore, veprim që u ballafaqua me dënim ndërkombëtar, ndërsa Bashkimi Evropian (BE), SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën zbatimin e sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB),  në Ukrainë janë vrarë të paktën 249 civilë  dhe 553 të tjera janë plagosur.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se mbi 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›