Stoltenberg: NATO do të mbrojë demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës

Aleanca e NATO-s u krijua për mbrojtur demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke folur në një takim në Rumani.
”Sot, këto vlera gjenden nën presionin e regjimeve autoritare dhe demokracia është në rënie në të gjithë botë”, shtoi Stoltenberg.
”Po përjetojmë më pak besim tek institucionet”, shtoi ai.
”Ne sot duhet të demonstrojmë forcën e modeleve tona, të cilat janë në themelet tona, dhe do të duhet të përballemi me to në një botë më komplekse”, theksoi Stoltenberg./ANSA