Stoltenberg: Riangazhimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, thelbësore për Prishtinën dhe Beogradin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rikthehen në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me krerët e 5 vendeve anëtare të NATO-s në Europën juglindore, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Stoltenberg tha se riangazhimi në dialog është thelbësore për të dy vendet.
Po ashtu, Stoltenberg përmendi edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm përpara.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga të gjitha anët që ata të zgjedhin dialogun dhe diplomacionë në vend të kaosit. Riangazhimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është thelbësore për Beogradin dhe Prishtinën. Propozimet për ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara. Është koha t’i tejkalojmë konfliktet rajonale”, tha Stoltenberg.
/rtsh.al/