E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stoltenberg viziton Ukrainën/ Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, takime në Kiev

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po viziton sot Kievin për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar.

Vizita e papritur e kreut të NATO-s vjen si një shfaqje mbështetjeje, në një kohë që Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë ndaj forcave ruse.

Mediat lokale kanë publikuar pamjet kur Stoltenberg kryen homazhe për ushtarët e rënë ukrainas, ndërsa detajet e vizitës do të publikohen në vijim.

Megjithë kërkesën zyrtare të qeverisë në shtator të vitit të kaluar, Ukraina nuk është ende anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›