E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stones-Fernandinho, City në finale e Kupës, e pret Tottenham

Manchester City ka arritur të sigurojë finalen e katërt radhazi të Kupës së Ligës pas një fitore bindëse 2-0 ndaj Manchester United në një derbi argëtues.

Goli i parë i John Stones që i mungonte prej shumë kohësh dhe ai i Fernandinhosollën ndryshimin për të siguruar një takim përfundimtar kundër Tottenham më 25 Prill në Wembley. United ka humbur gjysmëfinalen e katërt në 12 muaj nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, që kishin mundësitë e tyre, por pa arritur të konkretizojnë si duhet. Në pjesën e dytë, në fillim është Stones që përfiton pas një topi të Foden, duke e dërguar në rrjetë. I njëjti ritëm nga fillimi në fund, për tu mbyllur me golin e Fernandinho, duke siguruar që do të jetë formacioni i Pep Guardiolës  që do zbresë në Wembli në finale e Kupës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›