E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Stop ekzekutimit të shqiptarëve”/ Berisha thirrje për protestë para Ministrisë së Brendshme

Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha iu ka drejtuar qytetarëve thirrje për protestë këtë të premte.

Thirrja vjen pas ngjarjes së rëndë ku ndërroi jetë 32-vjeçari Lear Kurti, pas shoqërimit nga Policia.

Protesta do të zhvillohet sot (e premte) ne orën 20:00, përpara Ministrisë së Brendshme.

Ekspertiza mjeko ligjore caktoi si shkak të vdekjes së të riut, arrestin kardiak, si pasojë e mbidozës.

Megjithatë, Berisha ka akuzuar Policinë e Shtetit dhe qeverinë për vdekjen e Lear Kurtit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›