Stounstrit:Zgjedhjet,për popullin.Nisni reformën
TIRANE- Shefi i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR Xhonatan Stounstrit e ka nisur axhenden e takimeve te sotme ne Tirane me ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto, njeheresh numri dy i qeverise.
Ai ka kerkuar nisje te shpejte te reformes zgjedhore sipas rekomandimeve te raportit final te OSBE/ODIHR-it dhe gjithperfshirje.
“Reforma është një proces shqiptar ne do të jemi të kënaqur nëse do të duhet të ndihmojmë, jemi të gëzuar vlerësojmë iniciativën për të ndjekur rekomandimet e dhëna nga ne. Ne shpresojmë që reforma të nisë së shpejti, nuk ka nevojë të nxitohet dhe të përfundojë në kohë të mjaftueshme para zgjedhje të ardhshme”.
Sipas tij, reforma duhet te jetë gjithpërfshirëse, nga partitë politike, autoritetet që merren me zgjehdjet dhe shoqëria civile.
“Ne nuk kemi arritur ne nje perfundim total u arriten apo jo standardet, por ky eshte proces dhe duhet qe raporti te lexohet si nje i tere dhe te percaktohen nga ju fushat ku duhet te nderhyni”- tha ai, duke shtuar se duhet punuar bashkerisht, per te realizur zgjedhje te mira per popullin.
Qëllimi i vizitës së tij dhe grupit te eksperteve qe e shoqeron eshte raporti final i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit dhe nisja e punës për zbatimin e rekomandimeve të këtij raporti.
Sipas axhendës se takimeve, sot pritet takim i Stonestreet me presidentin e vendit Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha dhe me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Ai pritet te takohet edhe me drejtuesit e partive politike si LSI, PDIU, PBDNJ si dhe me përfaqësues të KQZ-së dhe drejtues të OJQ-ve, si dhe me ambasadorët e shteteve kryesore në vendin tonë.