Strasburg, Panariti raporton nesër në Asamblenë e KiE
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, që do të zhvillohet në Strasburg, në datat 1 – 5 tetor 2012.
Sipas axhendes se punes, në datën 2 tetor, Panariti, në cilësinë e presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, do të raportojë përpara parlamentarëve të 47 vendeve anëtare mbi aktivitetin e Komitetit të Ministrave, si dhe mbi ecurinë e implementimit të prioriteteve të kryesisë shqiptare të KiE-së.
“Gjatë qëndrimit në Strasburg, Panariti do të zhvillojë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, z. Jagland, Presidentin e Asamblesë Parlamentare, z. Mignon, shtetas shqiptarë të punësuar në Këshillin e Evropës, etj”- thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme.