Strategjia e Stiti, me Hugo Vianën mbërrin edhe Amorim

Në Mançester i kanë idetë e qarta dhe largimi i Txiki Begiristain duket se i gjetur të papërgatitur.
Me largimin e drejtorit sportiv nis një efekt domino, i cili për momentin duket se ka ndaluar në pankinë. Siç dihet Josep Gaurdiola është një mik i ngushtë i Begiristain dhe largimi i këtij të fundit mund të mos jetë lamtumira e fundit këtë verë në Mançester.
Thuhet se drejt largimit është edhe Josep Guardiola. Për të zëvendësuar Begiristain, Siti i ka ofruar vendin e drejtorit sportiv Hugo Vianës. Portugezi nga ana e tij ka gjetur tashmë edhe një kandidat për postin e trajnerit.
Mësohet se Siti do të afrojë trajnerin e Sportingut të Lizbonës, ruben Amorim.