Strategjia e re, 34.85 miliardë lekë financime për kulturën, Gonxhe: 1700 aktivitete në gjashtë muaj.

Shqipëria synon të forcojë rolin e saj si qendër kulturore në Ballkanin Perëndimor dhe pjesë aktive e hapësirës kulturore evropiane përmes Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2026–2030. Dokumenti përcakton objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit kulturor dhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut.
“Strategjia në thelb përcakton një objektiv afatmesëm për arritjen e një niveli investimesh nga 1% deri në 1.2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), të dedikuar posaçërisht për kulturën dhe rekreacionin. Ky synim është i ndërtuar mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe është në përputhje me mesataren e Bashkimit Europian.”
Një nga synimet kryesore të strategjisë është që financimi për kulturën dhe rekreacionin të arrijë nivelin 1–1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030.
“Nuk mundet dot që papritur, nga muaji maj dhe duke filluar menjëherë qershori, i gjithë muaji qershor të shënojë një 1.3% rritje kokë më kokë me qershorin e vitit të kaluar. Pra, në mënyrë të befasishme dhe të papritur, kjo nuk mund të mos ketë si arsye kryesore situatën politike dhe situatën që lidhet me protestën. Këtu theksohet se kjo është një analizë pa asnjë konotacion gjykues.”
Ministri Blendi Gonxhja tha se gjatë 6-mujorit të parë të vitit janë zhvilluar 1700 aktivitete kulturore, 26% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë ai u ndal edhe te impakti që kanë sjellë protestat në vend.
/rtsh.al/