E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Strategjia për klimën, Balluku: Lëvizja e makinave me grafik, praktikë e vendeve evropiane

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se lëvizja e makinave me grafik është praktikë e ndjekur nga vende evropiane.

Në konferencën e përbashkët për media, me kryeministrin Edi Rama, pas vendimit të ERE-së, për uljen e çmimit të energjisë elektrike, Balluku foli edhe për strategjinë kombëtare të energjisë dhe klimës dhe uljen e ndotjes në mjedis.

“Është një plan për klimën që e kemi në fuqi që prej viti 2021, jo e kemi vetëm në fuqi, por edhe e kemi aplikuar. Gjatë muajit gusht ne krijuam fasha orare për mjetet e tonazhit të rëndë nga fundjava duke nisur nga e premtja, deri të hënën në mëngjes. E kemi hedhur për konsultim duke shtuar disa elementë të tjerë lidhur me kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin”, tha Balluku.

Balluku solli në vëmendje se, kjo praktikë është ndjekur nga kryeqytetet evropiane. “Athina prej 35 vitesh ka qarkullim të makinave sipas numrave të targave duke e ulur lëvizjen e automjeteve me 50%, një ditë ata me targa çift, një ditë ata me targa tek. Nuk ka ligj që do të detyrojnë drejtuesit, është plan kombëtar për klimën dhe energjinë”, tha ajo.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›