E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strauss Kahn dyshon se eshte pergjuar


Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss Kahn dyshon se një celular i tipit “smartphone” që ai e humbi pak para se të arrestohej për agresion seksual është përgjuar.

Dyshimi është paraqitur në një raport të hartuar mbi ditën e arrestimit të tij, të publikuar në rubrikën “Review of Books” të Nju Jorkut.

Raporti thotë gjithashtu se një kamera sigurie e hotelit “Sofitel” tregon dy persona që festojnë pas lajmërimit të policisë.

Cështja penale e hapur ndaj zotit Strauss Kahn u mbyll, por ajo coi në zero shpresat e tij për të garuar për postin e presidentit të Francës.

Raporti i fundit ka të ngjarë të ringjallë dyshimet se ish-kreu i FMN-së ishte viktimë e një komploti politik të orkestruar nga presidenti aktual i Francës, Nicolas Sarkozy.

Gjithësesi, ai duhet ende të përballet me padinë civile të ngritur nga kamarierja e hotelit që e denoncoi për dhunim seksual, edhe pse ishin deklaratat jobindëse të kësaj të fundit që cuan prokurorët në rrëzimin e akuzave.

Ndërkohë, burime anonime por të afërta me zotin Strauss Kahn citohen në raport të kenë thënë se ai ishte paralajmëruar me një mesazh ditën e arrestimit, se një email që i kishte dërguar bashkëshortes së tij nga celulari “BlackBerry” ishte lexuar në zyrat e partisë së presidentit Sarkozy në Paris.

Disa ditë më parë Strauss-Kahn dhe bashkëshortja e tij ngritën një padi ndaj një këshilltari të presidentit Sarkozy dhe ndaj disa mediave franceze, për thyerje të së drejtës së privatësisë dhe shpifje.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Clinton: Shqiptaret duan qeveri transparente
"SHBA-të partnere të Shqipërisë"
Topi në Itali, vlerëson raportet dypalëshe
Irani shpall “non grata” Britaninë
Tragjedi në futboll, vdesin tetë futbollistë
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›