Strazburgu e Baden Baden te blinduara

Samiti i NATO-s nisi me pritjen madheshtore te presidentit te Shteteve te Bashkuara, Barack Obama ne Strazburg nga presidenti francez Nicolas Sarkozy per te misheruar simboliken e rikthimit pas 43 vitesh te Frances ne komanden ushtarake te NATO-s.
Ne takimin me gazetaret, Obama u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin forcimin e mbrojtjes dhe te sigurise ne kontinentin europian dhe se ne kete kuader do te kontribuojne tashme dhe dy aleatet e rinj, Shqiperia dhe Kroacia.
4 ceshtjet kryesore qe do te diskutohen ne kete samit jane Afganistani, forcimi i bashkepunimit me Rusine, siguria ne rajonin e Ballkanit, me fokus kryesor Kosoven dhe zgjerimi i organizates. Samiti ndiqet nga me shume se 3000 gazetare nga e gjithe bota, prej te cileve afro 40 jane shqipetare.