E Diel, 1 Nëntor 2026

Strazimiri: Sot në Kosovë na ka përfaqësuar “Sudja”, ekipi i Ramës si kioskë pa leje

13-09-2013 / Gazeta 55

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar në Facebook në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Kosovë. Në faqen e tij në rrjetin social, Strazimiri e krahason kryeministrin Rama me Suden ndërsa ekipin e tij me një kioskë pa leje. “Sot në Kosovë na ka përfaqësuar “Sudja”... Ka zgjedhur ta fillojë pikërisht në Kosovë, i pavotëbesuar nga parlamenti, e kur sëbashku me “ekipin” i ngjajnë një kioske pa leje, në pritje të letrave të legalizimit! Ndoshta prandaj për herë të pare Kosova pret “Kryeministrin e Shqipërisë” me një sallë parlamenti të boshatisur... Një gjë është e qartë që sot: këtë “rekord popullariteti” do e mbajë në jetë të jetëve, se s’ka burrë t’ia thyej...?”, mbyll reagimin e tij Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›