E Diel, 1 Nëntor 2026

Strehimi i muxhahedinëve, Kobler: Shqipëria ndihmë në shmangien e gjakderdhjes në Irak

I dërguari i OKB-së për Irakun, Martin Kobler ka përshëndetur gatishmërinë e Shqipërisë dhe Gjermanisë që të pranojë më shumë se 300 pjesëtarë të grupit, Mujahedeen e-Khalq, ndërsa ka bërë apel që vendet anëtare të OKB-së të pranojnë më shumë se tre mijë pjesëtarë të tjerë të këtij grupi.

Kobler i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Shqipëria me këtë veprim ka ndihmuar në shmangien e gjakderdhjes së madhe në Irak.

Gjithashtu Kobleri nënvizoi ndër të tjera se rritja e dhunës në Irak është e lidhur me konfliktin në vendin fqinjë, Sirinë.

Ai u shpreh se grupet e armatosura të Irakut janë çdo herë e më aktive në Siri.

Kobler gjithashtu ka thënë se katër muajt e fundit kanë qenë ndër më të përgjakshmet në Irak në pesë vitet e fundit. Në këto katër muaj janë vrarë tre mijë vetë.

I dërguari i OKB-së që është në përfundim të mandatit të tij ka thënë se gjakderdhja e madhe është shmangur kur një grup iranian në ekzil që e kundërshton regjimin në Teheran, janë zhvendosur në një kamp të ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›