E Diel, 1 Nëntor 2026

Strehimi në Kukës – Bashkia, mbështetje me bonus qiraje si dhe 140 apartamente të reja deri në 2030-ën

Programi i mbrojtjes sociale dhe plani i strehimit për periudhën 2026 -2030 është prezantuar nga bashkia e Kukësit para qytetarëve dhe grupeve të interesit në një dëgjesë publike. Nënkryetari i bashkisë, Abdullah Domi tha se përmes këtij programi bashkia e Kukësit synon të këtë në vëmendje kryesore grupet në nevojë e që do të kenë mbështetje.

“Si programi i parë që ne jemi fokusuar është përballimi i bonusit të qerasë për një pjesë të mirë të familjeve në nevojë pranë bashkisë Kukës”, tha ai.

Ndërtimi i 140 apartamenteve të reja me kosto të ulët është një tjetër program strehimi i prezantuar para qytetarëve.

Ndërsa do të aplikohet edhe programi i riparimit të banesave të amortizuara përmes fondeve të bashkisë dhe Ministrisë se Ekonomisë.

“Është planifikuar për vitin 2026-2027 që të strehohen rreth 70 familje deri në fund të vitit 2030 140 familje”, tha Domi.

Plani i strehimit pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e fundit të këtij viti të Këshillit Bashkiak.

Gazetar: Bujar Muçmata

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›