Strehimi social në Pukë, 8 familje të reja përfituan rikonstruktimin e shtëpive

8 familje të tjera në qytetin e Pukës të cilat jetonin në kushte aspak të përshtatshme dhe pa një strehë të sigurt u bën përfitues të programit të bashkisë për strehimin social. Gërmadhat e ish ndërtesës së NSHN tashmë janë rikonstruktuar duke u kthyer në banesa bashëkohore për përfituesit.
Përfituesit e këtyre banesave janë kryesisht familje të pamundura për të siguruar një banesë në qytetin veriorë, aty ku çmimi i tyre ka fluturuar deri ne 5.5 mln lekë të rinj.
Më herët bashkia Pukë, ka strehuar dhe 24 apartamente të tjera, teksa po punon për krijimin e të tjera hapësirave për të pastrehët dhe të moshuarit në vetmi.
/rtsh/