E Hënë, 2 Nëntor 2026

Strehohen në qendrën pritëse tre emigrantët nga Sudani/ Kaluan ilegalisht kufirin në Korçë

3 emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë – Dardhë u shoqëruan nga Policia Kufitare.

Sipas të dhënave ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë.

Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe gjendja e tyre shëndetësore ka rezultuar pa probleme ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore.

Ata u strehuan në qendrën pritëse në Pikën e Kufitare të Kapshticës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›