E Martë, 3 Nëntor 2026

“Strong Eagle” – Peleshi: Stërvitja e Forcave të Armatosura, dëshmi e bashkëpunimit Shqipëri–Britani

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga stërvitja “Strong Eagle”, ku shprehet se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë lidhje të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti.

Peleshi deklaron se për Regjimentin e Operacioneve Speciale, kjo stërvitje është një mundësi për të forcuar lidhjet profesionale dhe aftësimin operacional me trupat e Brigadës Speciale britanike.

“Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku në një lidhje të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti.

Suksesi i stërvitjes StrongEagle, dëshmi e rëndësishme drejt bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve tona. Për Regjimentin e Operacioneve Speciale, kjo stërvitje është një mundësi për të forcuar lidhjet profesionale dhe aftësimin operacional me trupat e Brigadës Speciale britanike”, shkruan Peleshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›